spot_img
HomeLajmeSali Asllanaj flet për angazhimin e tij të ri...

Sali Asllanaj flet për angazhimin e tij të ri pas humbjes së zgjedhjeve në 2017

spot_img

Ish-kryetari i komunës së Suharekës, Sali Asllanaj ka rrëfyer për emisionin “Fjala dhe Faktet” te HisariOnline për angazhimin e tij pas rezultatit të zgjedhjeve në 2017, ku ai e humbi garën ndaj Bali Muharremajt.

Asllanaj ka bërë të ditur se pas angazhimit të tij politik, ai iu është kthyer profesionit të tij si mjek, duke ushtruar tani këtë detyrë në një QMF në fshatin e tij, Gjinoc.

“Po profesioni është gjithmonë ai që të gjindet, në momentet kur ndoshta ki nevojë më së shumti. Pas zgjedhjeve të fundit, pas vitit 2017, edhe një kohë kam punuar si këshilltar në parlament, në grupin parlamentar të LDK-së, pastaj më erdhi shansa të punësohem në QKMF në Therandë dhe të punoj pikërisht në fshatin tim ku ia kam fillu punës para 40 viteve. Në këtë aspekt, unë mendoj që pak ndoshta edhe kanë pasur një konsideratë ndaj meje që më kanë lënë të punoj aty ku kam dëshiru të punoj dhe sot e kësaj dite që 4-5 vite jam duke punu në QMF në Gjinoc ku kam një punë vërtet të mirë dhe e ndjej veten shumë mirë sepse jam pranë pacientëve, iu ndihmoj atyre dhe e ke një lehtësim shpirtëror kur të ndëgjosh ndonjë falënderim, një fjalë të mirë të pacientëve që iu ke ndihmu në një moment të caktum”, u shpreh Asllanaj.

Më poshtë, intervista e plotë:

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img