spot_img
HomeLajmeAsllanaj: LDK s'pati votë refuzuese për Osmanin por Kurti...

Asllanaj: LDK s’pati votë refuzuese për Osmanin por Kurti s’ishte i interesuar ta mbështeste

spot_img

Ish-kryetari i komunës së Suharekës, Sali Asllanaj teksa ka folur për situatën politike në vend dhe bllokadën tashmë e më shumë se një vjet, ka mbrojtur partinë e tij, LDK-në, duke thënë se nuk ka pasur një asnjë mënyrë tentim bllokade të situatës nga LDK-ja për çështjen e presidentit. 

Sipas Asllanaj, LDK madje nuk pati as votë kundër Osmanit, ndërsa kritikoi Kurtin që sipas tij nuk ishte i interesuar që ta mbështeste Osmanin.

“Nuk kam pa tentim bllokimi të situatës nga LDK-ja, në asnjë mënyrë. Sepse unë i kam dëgju deklaratat e z. Abdixhiku, pas takimeve që ka pasë me kryeminsitrin Kurti, ku gjithmonë ka shprehur gatishmërinë që LDK-ja ta votojë presidentin edhe në këtë aspekt nuk ka pasë votë refuzuese as për presidenten Osmanin, me aq sa kam informacione. Por këtu diçka tjetër ka ndodhë, ku në të vërtetë z.Kurti nuk ka qenë i interesuar ta mbështesë zonjën Osmani dhe në këtë aspekt nuk ka bërë përpjekje as minimale që të gjendet një zgjidhje, qoftë me PDK-në, qoftë me LDK-në, për një zgjidhje. Por propozoi dy partiakë të vet, të cilët dështuan dhe nuk mundën të zgjedhën. Tash situata është në Gjykatën Kushtetuese, shpresojmë që Gjykata t’i japë një zgjidhje këtij problemi, por nëse s’kanë vullnet me ba zgjidhje politike, nëse s’kanë vullnet të ulen dhe të bisedojnë, shtruar dhe me sinqeritet, po iu garantoj që prapë do të vazhdojë kështu, të njëjtit njerëz janë, të cilët munden me pru situatën në eskalim maksimal. Unë jam skeptik për mënyrën se si janë zgjedhë këto probleme deri tash, por kisha bë një apel te të gjithë që të gjejnë një zgjidhje jo duke mbrojtur apriori veç interesat e ngushta personale ose politike të një partie të caktuar, por duke i mbrojtur interesat e vendit”, ka deklaruar Asllanaj.

Më poshtë, intervista e plotë:

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img