spot_img
HomeLajmeRënia e LDK-së viteve të fundit, Asllanaj: Gjendja kurrë...

Rënia e LDK-së viteve të fundit, Asllanaj: Gjendja kurrë më e keqe se tani, dikush s’i ka bërë llogaritë si duhet

spot_img

Sali Asllanaj, ish-kryetari i LDK-së në komunën e Suharekës për tri mandate, ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Fjala dhe Faktet” te HisariOnline, ku ka folur për shumë çështje të ndryshme.

Asllanaj ka folur për rënien e LDK-së viteve të fundit, duke theksuar se tashmë u bë një kohë e gjatë që partia e tij po qëndron në opozitë, teksa ka shtuar se kjo vjen si pasojë e disa individëve që “s’i kanë bërë llogaritë si duhet”.

“Mendoj që me qenë i LDK-së në Therandë edhe në përgjithësi në Kosovë edhe ata që sot janë më të devotshmit të LDK-së nuk munden me qenë të kënaqur. Vërtet u bë një kohë e gjatë kur LDK-ja po mbetet në opozitë edhe në nivel qëndror edhe në nivel lokal, mendoj që diçka nuk është tu shku si duhet, nuk i kanë bë llogaritë mirë, edhe pse e kam bindjen gjithmonë që elektorati dhe fryma e LDK-së në Therandë është e fuqishme. Por a dimë që ngacmojmë dhe të ngrisim atë nivelin e angazhimit gjithmonë është pikëpyetje. Këtë aspekt unë mendoj që duhet me e ba një qasje tjetër, me njerëz me qenë më të afërt, me qenë shumë më operativ në mënyrë që LDK-ja të kthehet prapë në Therandë dhe në Kosovë. Gjendja e LDK-së është vërtet kurrë më e keqe por kjo nuk do të duhej të shërbente si një dëshpërim por si një energji e re që do të duhej t’i çonte proceset përpara dhe ta kthente LDK-në aty ku e ka vendin. Ne nuk duhet të jetojmë gjithmonë me krenarinë e të kaluarës, por të jetojmë me sukseset e të ardhmes që do të duhej me i arritë”, u shpreh Asllanaj.

Më poshtë intervista e plotë:

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img