spot_img
HomeLajmeProkuroria ngre 62 akuza ndaj 77 personave brenda 24...

Prokuroria ngre 62 akuza ndaj 77 personave brenda 24 orëve

spot_img

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 62 aktakuza ndaj 77 personave.

Organi i akuzës, i ngarkon këta të pandehur për vepra të ndryshme penale.

Ndërkaq, sipas raportit 24-orësh, në të gjitha prokuroritë e vendit, janë lëshuar urdhëresa për ndalimin e 17 personave, kurse është bërë edhe një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi.

Personat ndaj të cilëve tashmë janë ngritur aktakuza, ngarkohen për vepra të ndryshme penale, përfshirë ato të kanosjes, vjedhjes, dhunës në familje, ngacmimit, sulmit seksual, të dhunimit, të armëbajtjes pa leje, të lëndimit të rëndë trupor, deklarime të rreme, e vepra të tjera.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img