spot_img
HomeLajme"LDK-ja mundi LDK-në", Asllanaj flet për vitin 2009 kur...

“LDK-ja mundi LDK-në”, Asllanaj flet për vitin 2009 kur partia e tij e humbi për herë të parë komunën e Suharekës

spot_img

Ish-kryetari i tri mandateve në komunën e Suharekës, Sali Asllanaj ka rrëfyer shumë të pathëna përgjatë karrierës së tij politike në emisionin “Fjala dhe Faktet” te HisariOnline me Fadil Bytyçin.

Asllanaj ka kujtuar kohën e vitit 2009, kur LDK humbi për herë të parë komunën e Suharekës, duke përmendur këtu largimet e Blerim Kuçit e Bali Muharremajt, si faktorë që ndikuan në rënien e LDK-së.

“Shumë e kanë interpretu që LDK-ja mundi LDK-në. Mendoj që një grup i pjesëtarëve të LDK-së, siç kanë qenë Blerim Kuçi e Bali Muharremaj, kanë qenë në LDK dhe kanë qenë kontribues të LDK-së edhe gjatë luftës edhe pas luftës deri në vitin 2009 kemi qenë së bashku. Ata morën vendim që të kalojnë në AAK dhe kjo shkaktoi një çarje të elektoratit brenda LDK-së, dhe në këtë aspekt humbi LDK-ja, humba unë në vitin 2009 dhe mendoj që ndoshta pas dy mandateve nuk ka pasë asgjë të keqe sepse vetë natyra e ndërrimit të pushteteve zakonisht është pozitive, zakonisht jep një efekt pozitiv. Megjithatë unë punova sa isha në opozitë dhe në vitin 2013 u ktheva prapë me fitore, prapë e ktheva LDK-në në Therandë. Unë besoj që ndryshimet që ndodhin në komunat në Kosovë jo domosdoshmërisht duhet me qenë të këqija, mundet me qenë edhe të mira”, ka deklaruar Asllanaj.

Më poshtë intervista e plotë:

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img