spot_img
HomeLajmeAsllanaj për bllokadën politike: Njerëzit që s'dinë me u...

Asllanaj për bllokadën politike: Njerëzit që s’dinë me u marrë vesh janë të rrezikshëm për vendin

spot_img

Sali Asllanaj, ish-kryetari i komunës së Suharekës për tre mandate, ka folur për bllokadën politike në vend, duke e cilësuar për keqardhje situatën në të cilën po ndodhet vendi tash e më shumë se një vit.

I ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet”, Asllanaj nuk la pa e kritikuar partinë në pushtet, ndërsa një pjesë të fajit ua hodhi edhe partive opozitare.

“Është për keqardhje kjo situatë që po mbretëron për më shumë se një vit në Kosovë, kur s’po mundemi të konsolidojmë dhe t’i përmbyllim gjithë strukturën udhëheqëse të Kosovës dhe ku dominante është gjithmonë ajo që nuk po arrijmë të mirremi vesh. Kushtetuta e ka lënë që së paku për presidentin do të duhej të mirren vesh sepse s’ka mundësi dikush t’i ketë 80 deputetë të një partie të caktuar, marrëveshja është paramendu edhe nga hartuesi i Kushtetutës, është paramendu që presidenti të jetë më gjithpërfshirës, jo i një partie politike por përfaqësues i një mase të madhe të njerëzve. Këtë aspekt ju e keni pa që nuk ka një disponim për një marrëveshje politike dhe kjo është dëshpëruese. Dëshpëruese po them së pari partinë e cila ka fituar bindshëm dy palë zgjedhje e cila nuk ka bërë as përpjekjet minimale të kalojë këtë problem, pasataj një pjesë të përgjegjësisë e kanë edhe partitë opozitare të cilat do të duhej të ishin më koperative, në interes të Kosovës, po e lëmë Vetëvendosjen anash, por në interes të vendit do të duhej me e gjetë një formulë që e zhbllokon situatën. Tash veç munen me na dhënë me kuptu që nuk dijnë mu marrë vesh, njerëzit që s’dinë me u marrë vesh janë të rrezikshëm për vendin”, ka deklaruar Asllanaj.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img