Një 32 vjeçar me inicialet A.G, ka përfunduar sot në prangat e policisë nën dyshimet për përfshirje në një rast grabitjeje në Prishtinë.
Policia e Kosovës thotë se falë reagimit të shpejtë të hetuesve dhe punës intensive hetimore e operative, është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit.
“Pas arrestimit, në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë për këtë rast.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







