Ish-kryetari i komunës së Suharekës, Sali Asllanaj ka qenë i ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet” te HisariOnline, ku ka folur për shumë çështje të ndryshme, duke veçuar këtu edhe kohën sa ishte i angazhuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Asllanaj kishte qenë një udhëheqës i spitalit ushtarak në Semetisht gjatë kohës së luftës ndërsa ka rryfyer për momentet sfiduese dhe të vështira gjatë asaj kohe.
“Gjithçka në atë fillim ka qenë sfiduese, sepse ne kemi pasë kushte dhe ka qenë një ndërmarrje shumë e guximshme, shumë e rrezikshme karshi një ushtrie të fortë të themi, të armikut që e kishim, Serbinë, por vullnetin e kishim të madh. Më kujtohet ajo faza fillestare kur mijëra të rinj vishin dhe kërkojshin armatim dhe të kyçeshin në radhët e UÇK-së, natyrisht se s’kishte vend për të gjithë ata, pastaj një numër i madh i tyre morën rrugën për Shqipëri të armatosur, kurse unë u ballafaqova me organizimin e spitalit ushtarak në Semetisht, duke më ndihmuar edhe të tjerët dhe duke angazhuar edhe stafin që do të mirret me trajtimin e pacientëve. Këtë aspekt unë mendoj që ka qenë një vullnet i madh, jo vetëm atëherë por edhe para se me dalë në luftë, unë si kryetar i komisionit për shëndetësi të LDK-së i kam ftu të gjithë mjekët e Therandës, në mënyrë që të organizohemi për fazën që po vjen, fazën e luftës. Dhe kërkova që të formohet një shoqatë do të përfshinte të gjithë kategoritë, pa marrë parasysh a do të jetë dikush në LDK apo s’do të jetë, t’i përfaqësojë të gjithë një shoqatë e mjekëve, dhe pa një pa dy, të gjithë mjekët e atëhershëm të komunës së Therandës thanë që: jo, shumë të mirë jeni ju komisioni i LDK-së për shëndetësi, ju përpara, na mbrapa juve jemi. Dhe po ju garantoj që të gjithë iu kanë qëndruar atyre fjalëve dhe secili mjek ka qenë i gatshëm të kontribuojë me aftësitë e veta, me ekspertizën e vet në shëndetësi në komunën tonë. Tani unë jam marrë me organizimin e shëndetësisë dhe spitalit ushtarak në Semetisht një kohë e pastaj kemi ndryshu vende sipas zhivillimeve të ngjarjeve luftarake”, u shpreh Asllanaj.
Më poshtë intervista e plotë:
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







