Sali Asllanaj, ish-kryetari i komunës së Suharekës, ka folur për raportet e tij me Ukë Bytyçin gjatë kohës para dhe pas luftës.
Asllanaj, i ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet” ka vlerësuar lart Bytyçin, duke thënë se ka pasur respekt të madh për të, pasi sipas tij, ai ishte një njeri i veçantë.
“Unë isha anëtar i kryesisë së LDK-së në Therandë, njihesha me Ukën, kisha raporte të afërta, por gjithmonë në çdo neje, e them gjithmonë që nuk e kam pasur shok, unë kam pasur respekt të madh për të, Uka ka qenë i veçantë, ka qenë një njeri për të cilin për sa e kam njohur nga afër, më shumë e kam respektuar, sepse ka qenë një njeri i tillë. Këtë aspekt, edhe para luftës por edhe gjatë luftës kemi pasur kontakte të shpeshta, kemi pasë kontakte edhe atëherë kur ishte në krizë Brigada 123, filloi një shpartallim i saj, me Ukën kemi qenë pak krye më krye në fshatin Kastërrc. Dhe gjithë natën duke mendu si të vazhdojmë, si të mos ndalemi në këtë aspekt, por Uka ka qenë i madh, ka qenë i guximshëm, i dashur dhe i vendosur deri te pika e fundit”, u shpreh Asllanaj.
Më poshtë, intervista e plotë:
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







