Ish-kryetari i komunës së Suharekës, Sali Asllanaj ka folur për raportet e tij me dy ish-partiakët e dikurshëm te LDK-ja, Blerim Kuçi e Bali Muharremaj.
I ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet” te HisariOnline, Asllanaj u shpreh se me të dy ka raporte mjaft të mira, duke theksuar se ende takohen dhe shkëmbejnë mendime e ide të ndryshme.
“Kemi raporte vërtet të mira, asgjë të keqe s’kemi me njëri-tjetrin, përkundrazi me qef rrijmë, takohemi dhe shkëmbejmë mendime, ide të ndryshme dhe mendoj që ka pasë periudha kur janë nda prej neve por janë nda duke më njoftu mua që po ndahen, po shkojnë me një parti tjetër, duke iu dëshiruar sukses, kështu ka qenë ndarja me zotri Kuçin e Muharremajn.
“Edhe sot mendoj që e çmoj edhe punën që e kanë ba edhe Kuçi e Muharremaj sepse konsideroj që janë angazhuar për të mirën e Therandës. Se sa janë të kënaqur qytetarët gjithmonë vlerësohet me votën që e marrin ata. Por fakti që Bali Muharremaj po zgjedhet për së treti herë, ka gjetë çelësin që të punojë dhe njëherit ta promovojë punën që po bën. Unë mendoj që nuk kam xhelozi ndaj askujt, as ndaj Kuçit, as ndaj Muharremajt, përkundrazi kam simpati, kam shoqëri, sepse pjesën më të madhe të jetës e kemi pasë afërsinë kurse një pjesë të shkurtër të jetës kemi qenë të ndarë politikisht”, u shpreh Asllanaj.
Më poshtë intervista e plotë:
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







