Drejtori i AUV-it, Bekim Hoxha, ka thënë se Kosova mbetet me numrin më të vogël të inspektorëve të ushqimit në rajon me rreth 83 sosh, duke e shndërruar këtë në sfidë për këtë treg.
Hoxha ka renditur vendet e rajonit të cilat kanë më shumë inspektorë sesa Kosova.
“Mali i Zi i cili është tre herë më i vogël se Kosova i ka mbi 150 inspektorë, Maqedonia i ka 350, Bosnja dhe Hercegovina i ka 550, e shumë vende të tjera…Inspektori duhet me dalë në terren, duhet me pa, duhet me bë procesverbalin edhe duhet ta konstatojë dhe ta verifikojë gjendjen. Jemi të gatshëm ta bëjmë të pamundurën, është një numër i madh i inspektimeve që bëhet brenda muajit. Madje shumica e tyre (inspektorëve) punojnë të shtunën, të dielën, vijnë edhe jashtë orarit”, tha Hoxha.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







