spot_img
HomeLajmeZyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave trajton 39...

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave trajton 39 raste për një javë

spot_img

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka bërë të ditur se gjatë periudhës 13–19 mars 2026 janë trajtuar gjithsej 39 raste të reja në nivel vendi, ku pjesa më e madhe lidhet me dhunën në familje.

Sipas të dhënave zyrtare, nga totali i rasteve, 35 prej tyre janë raste të dhunës në familje, ndërsa janë regjistruar edhe një rast i dhunimit, një rast i degradimit të integritetit seksual, një rast i kanosjes dhe një rast i krimeve të luftës.

Gjatë kësaj periudhe, janë parashtruar edhe 5 kërkesa për urdhër mbrojtje në gjykatë, si dhe 13 kërkesa për urdhër mbrojtje emergjente. Po ashtu, janë regjistruar 2 kërkesa për ndërprerje të urdhrit mbrojtës.

Sa i përket vendimeve gjyqësore, janë aprovuar 16 aktvendime, një është tërhequr dhe një tjetër është refuzuar. Ndërkohë, është paraqitur edhe një kërkesë për kompensim nga fondi i viktimave.

ZMNV njofton se gjatë javës janë mbajtur 63 seanca gjyqësore dhe 12 seanca në prokurori, ndërsa viktimave u janë ofruar 48 këshilla juridike.

Në aspektin e vendimeve gjyqësore, janë shqiptuar 11 aktgjykime dënuese, një refuzues dhe një lirues.

Gjithashtu, janë realizuar 2 përfaqësime të rasteve në polici, një referim në polici, 9 referime në Qendrat për Punë Sociale (QPS) dhe 2 përfaqësime të rasteve në strehimore.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img