spot_img
HomeLajmeTë shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person

Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person

spot_img

Një person është plagosur pas të shtënave me armë zjarri që ndodhën sonte rreth orës 21.00 në rrugën “B” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se personi i plagosur është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa policia ka nisur hetimet dhe është në kërkim të personit të dyshuar, i cili tashmë është identifikuar.

“Rreth orës 21:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri,në rrugën “B” në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur. Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rasrit ndërkohë që janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është indentifikuar”, ka thënë Ahmeti.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img