spot_img
HomeLajmeTë arrestuarit për keqpërdorime me patentë shoferë, Basha: E...

Të arrestuarit për keqpërdorime me patentë shoferë, Basha: E përfshirë edhe ekzamineria e Ministrisë

spot_img

Tre instruktorë dhe një ekzaminere janë arrestuar nën dyshimin për dallavere me patentë shoferë.

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha tha se ekzamineria e angazhuar është e këtij dikasteri.

“Për vepra penale të marrjes së ryshfetit, falsifikimit të dokumentit zyrtar dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare në procesin e pajisjes me patentë-shoferë, sot nga organet e rendit janë arrestuar 4 persona të dyshuar, ku në mesin e tyre është edhe një ekzaminere e angazhuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Basha tha se e mirëpresin aksionin e zhvilluar dhe shprehu “gatishmërinë për bashkëpunim të plotë me organet përgjegjëse të drejtësisë, me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit”.

“Ne do të jemi të përkushtuar e fort të vendosur në luftën pa kompromis kundër korrupsionit dhe çdo forme të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, duke garantuar integritet, transparencë dhe besim në institucionet publike”, shkroi ai.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img