spot_img
HomeLajmeAbdixhiku uron Bajramin nga BIK: Zoti e bekoftë Kosovën,...

Abdixhiku uron Bajramin nga BIK: Zoti e bekoftë Kosovën, popullin dhe familjet tona

spot_img

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka takuar Myftiun Naim Tërnava, me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Ai tha se lutjet dhe agjërimi u pranofshin nga Zoti siç e quajti Krijuesi.

“Atëherë sot me bashkëpunëtorë uruam Myftiun Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij dhe nëpërmjet tij gjithë komunitetin e besimit islam në Kosovë për festën e Fitër Bajramit. Lutjet dhe agjërimi i muajit të shenjtë të Ramazanit u pranofshin nga krijuesi. Mbi të gjitha në këtë periudhë edhe përtej kësaj periudhe t’i ruajmë, t’i kultivojmë dhe t’i mbrojmë këto vlera që rëndom i gjejmë gjatë këtij muaji të shenjtë dhe gjatë festës së Bajramit, pra solidaritetin ndaj njëri-tjetrit, mbështetjen ndaj atyre që janë në nevojë, unitetin sa më të madh të njerëzve të Republikës së Kosovës. Zoti e bekoftë Kosovën, popullin tonë dhe familjet tona. Me fat Bajrami!”, tha Abdixhiku.

Gjithashtu ai uroj edhe gazetarët për festën e Bajramit

“Me fat edhe juve gazetarë”, tha shkurt Abdixhiku.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img