spot_img
HomeLajmeQeveria miraton propozim-vendimin për bartjen e Zyrës për çështjet...

Qeveria miraton propozim-vendimin për bartjen e Zyrës për çështjet e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së

spot_img

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për bartjen e e Zyrës për çështjet e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, e cila vepron në kuadër të ZKM-së, në Ministrinë për Punë, Familje dhe Vlerat Çlirimtare.

Kryeministri Albin Kurti, tha se kjo zyrë synon forcimin e përkujdesjes institucionale dhe koordinim më të drejtpërdrejt të politikave për kategoritë e dala nga lufta çlirimtare.

“Bartja e zyrës për çështjet e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së në kuadër të Ministrisë për Punë dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, synon forcimin e përkujdesjes institucionale dhe koordinim më të drejtpërdrejt të politikave për kategoritë e dala nga lufta çlirimtare”, deklaroi Kurti.

Kryeministri tregoi se edhe cilat punë do t’i atribuohen kësaj zyre.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img