spot_img
HomeLajmeBytyqi rrëfen se si "Motra Johana" ia la në...

Bytyqi rrëfen se si “Motra Johana” ia la në testamentin e saj zarfin me para për të investuar në shkolla

spot_img

Drejtori i shkollës teknike në Suharekë “Skënder Luarasi”, Hamdi Bytyqi ka rrëfyer mes emocioneve, kontributin e “Motrës Johana”, humanistes së madhe Johanna Schwab Erika, e cila u nda nga jeta në vitin 2024. 

Për shumë vite “motra Johana” kishte ndihmuar shumë qytetarë të Komunës së Suharekës, po ashtu edhe disa Shkolla fillore në Komunën e Suharekës.

“Pak kaloj në emocion kur flas për të, sepse e kam pasur mike personale të shtëpisë, sa herë që ka qenë në vizitë në Kosovë e kam pasur mike personale të shtëpisë dhe e kam qenë i obliguar me shku me i marrë motrat, hallat, të gjithë me qenë prezent aty, aq ishte lidhja e ngushtë familjare.

“Përpara se me folë për të, mendoj që Suhareka ka bërë pak për të. Unë personalisht e di se sa ka bërë dhe investuar në Suharekë. Mund t’i permendim disa prej investime, të cilat janë shkolla e Budakovës, shkolla e Muhlanit, shkolla e Nishorit. Përveç tjerash ka ndihmuar shumë edhe familjet në nevojë. Unë kam qenë në vizitë, sepse ajo ka vdekur më 2 korrik 2024, ndërsa datëlindjen e ka më 17 mars. Kam qenë në vizitë përpara se me vdekë më 17 mars për ditëlindje të saj, sepse kam qenë në njohuri që ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, pasataj kam qenë edhe për vorrim, kemi qenë një delegacion prej komunës”, u shpreh Bytyqi.

Tutje, Bytyqi rrefeu edhe një ngjarje interesante pasi kishin shkuar në varrimin e saj, ku kishte marrë një zarf si amanet nga e ndjera, për të kontribuar në shkollë.

“Pritja atje ka qenë fenomenale. Na pritën shumë mirë, sepse u shfajësuan edhe për kërkesat e saj sepse ajo kishte kërkuar që të varrosej në Kosovë, domethënë ata në arsyetim pasi ligjet e Vatikanit nuk e lejojnë, duhet me e vorrosë këtu në oborr të kishës, dhe e shtrun pastaj një lloj dreke për neve, dhe ajo motra kryesore e nderit përpara se me shtru drekën e ofroi një zarf tek unë dhe tha: Kjo është për ju dhe është amaneti i fundit i motrës Johanë që ka lënë që paratë e rezervuara në bankë me i tërheq edhe me ia dërgu juve për nxënësat e shkollës teknike. Ka qenë diçka e jashtëzakonshme dhe ka qenë një vlerë bukur e madhe. Pastaj i kemi nda ato para, disa mjete kanë shku për nxënësat e shkollës tonë, disa për nxënësat të shkollës profesionale në Shirokë, dmth edhe këtu ka shku..është diçka që rrallëkush e bën, prandaj e thashë në fillim që po mendoj që si Suharekë pak kemi bë për të”, u shpreh Bytyqi.

Më poshtë intervista e plotë:

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img