Hamdi Bytyqi, drejtor i shkollës teknike “Skënder Luarasi” në Suharekë, ka folur për raportin e tij me kryetarin Bali Muharremaj pas largimit nga AAK-ja, duke treguar nëse pozicioni i tij si drejtor i kësaj shkolle ka pasur impakt pas atij vendimi.
Bytyqi i ftuar te emisioni “Fjala dhe Faktet” deklaroi se nuk ka pasur asnjë mosmarrëveshje me kryetarin Muharremaj si drejtor shkolle, edhe pas vendimit për të ndërprerë bashkëpunimin me të.
“Sinqerisht, nuk jam marrë me atë pjesë. Punën nuk e bëj se pse e flet një kryetar apo dikush, e ndjej si obligim, e bëj pse duhet me bë, sepse jam shumë i vetdijshëm se në momentin që nuk je aty, fillon diçka tjetër. Nuk e kam këtë problem, në mënyrën më të sinqertë edhe nesër largohem prej atij pozicioni. Nuk kemi pasur (ndonjë përplasje), absolutisht jo. Sepse në fund të fundit kjo është me kontratë që është deri me periudhë të caktuar, pastaj unë i shoh pozicionet e mia a ia vlen me vazhdu apo jo. Të bëhemi të sinqertë, sikurse e thashë, një mandat është pak, dy mjaftueshëm, tre shumë, po flas edhe për veten pasi e kam mandatin e dytë si drejtor, kështu që mendoj se mandati i tretë është i tepërt, pavarësisht se a ka vullnet që të vazhdohet mandati im, por personalisht them që mandati i tretë është i tepërt, sepse duhet të lirohet hapësirë që të mendohet ndryshe”, u shpreh Bytyqi.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







