spot_img
HomeLajme58 aksidente trafiku, dy prej tyre me fatalitet, brenda...

58 aksidente trafiku, dy prej tyre me fatalitet, brenda 24 orëve

spot_img

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë dhe trafikut në vend.

Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe janë shënuar dy aksident trafiku me fatalitet, 27 aksidente trafiku me persona të lënduar, si dhe 29 aksidente me dëme materiale.

Në kuadër të kontrollit dhe menaxhimit të trafikut rrugor, Policia ka shqiptuar gjithsej 2,348 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave.

Sa i përket sigurisë publike, janë arrestuar 28 persona, ndërsa 11 persona janë dërguar në mbajtje. Gjatë kësaj periudhe nuk është raportuar asnjë rast i ndalimit policor apo i personave në vuajtje të dënimit.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img