Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se rruga Pejë-Kullë-Rozhajë dhe anasjelltas është e pakalueshme për të gjitha llojet e automjeteve.
Kjo bllokadë e rrugës ka ardhur si pasojë e reshjeve të borës në pjesën e Malit të Zi.
“Ju njoftojmë se rruga Pejë-Kullë-Rozhajë dhe anasjelltas është e pa kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve, për shkak të borës (në pjesën e Malit të Zi)”, thuhet në njoftimin e QKMK-së.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







