spot_img
HomeLajmeDrejtor i shkollës teknike "Skënder Luarasi", Bytyqi flet për...

Drejtor i shkollës teknike “Skënder Luarasi”, Bytyqi flet për donacionet e marra nga oraganizatat e huaja

spot_img

Hamdi Bytyqi, drejtor i shkollës së teknikës “Skënder Luarasi” ka qenë i ftuar në emisionin e katërt te “Fjala dhe Faktet” te HisariOnline. 

Bytyqi si drejtor i kësaj shkolle, ka folur për sfidat me të cilat është ballafaquar dhe ka përmendur edhe donacionet e mëdha të marra nga ndërkombëtarët.

“Ndoshta pikërisht pse vij prej lëmisë së biznesit sepse e kam një biznes personal timin, ka qenë ajo ndihmesa më e madhe që mu më ka dhënë favor se si e shoh shkollën profesionale. Pastaj, ndihmesa tjetër ka qenë pasi me vite të tëra kemi qenë në disa trajnime që i ka organizu një motër e nderit, Johana Schwab Erika në Vjenë të Austrisë dhe aty e kemi pa se si funksionon një shkollë profesionale. Qëllimi i shkollave profesionale është ndërlidhja me tregun e punës, duke iu falënderu bashkëpunimit të madh me bizneset që kemi pasë, e kemi nisë diçka ndryshe, pra kemi gjetë ndryshe, kemi fillu diçka ndryshe.

Tutje Bytyqi ka treguar se si Johana Schwab Erika erdhi në shkollën e tij dhe e ftoi atë të lidhë një memorandum bashkëpunimi.

“Më tha që nesër me ardhë me e lidhë një memorandum bashkëpunimi në mënyrë që me me bashkëpunu. Kjo ka qenë pikënisja. Jo vetëm prej asaj organizate që investimet kanë qenë me qindra mijëra euro, e kemi pasë një bashkëpunim të ngushtë edhe me një organizatë tjetër, që është e ndërlidhur me arsimin profesional, edhe aty kanë qenë investimet e mëdha. Përveç investime të këtyre organizatave të cilat janë lidhur direkt me arsimin profesional dhe me ministrinë e arsimin, kemi pasë edhe donacione private, prej firmës në Suharekë këtu kemi pasë dy vite donacione nga 20 mijë euro dhe sikurse filloi diçka shumë e madhe, normalisht nuk duhet harruar edhe bashkëpunimi i mirë me komunën atë kohë dhe e gjetëm gjuhën e përbashkët dhe mendoj që u mbrri kulmi sepse nëse llogaritet në total, pa e llogaritur këtë të fundit me efiçencë, i afrohet investimi rreth 1 milion euro, investime pa prekur buxhetin e komunës dhe të shtetit”, ka deklaruar Bytyqi.

Më poshtë intervista e plotë:

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img