Ish-kandidati i LVV-së për kryetar komune të Suharekës në zgjedhjet e fundit lokale, Hamdi Bytyqi në emisionin “Fjala dhe Faktet” te HisariOnline ka shpalosur shumë të pathëna lidhur me vendimin e tij për të ndërprerë bashkëpunimin e tij me Bali Muharremaj dhe daljes nga AAK-ja.
Bytyqi është shprehur se nuk është pishman për asgjë sa i përket të kaluarës.
“Gjithë aktivitetin të cilin e kemi zhvillu nuk jam absolutisht nuk jam pishman për asgjë. Mendoj që kanë qenë vitet që është punu dhe normal edhe kryetari Bali Muharremaj njihet si punëtor i madh, si menaxher i mirë. Mandati i parë dhe i dytë mendoj për mu ka qenë një pjesë e mirë e kohës dhe respekt për punën jo vetëm të kryetarit por edhe të gjithë stafit të cilin e kemi pasë, sepse kemi pasë një bashkëpunim tepër të mirë”, deklaroi fillimisht Bytyqi.
Tutje, Bytyqi ka treguar arsyet se pse ishte kundër mandatit të tretë të Muharremajt në krye të komunës dhe pse u largua nga AAK.
“Sikurse u krijua njëfarë komforti dhe mendoj që në politikë komfortet janë të rrezikshme. Sikurse u shkëput prej…sepse jo vetëm unë por nëse ndalemi me analizu ose nëse e dimë jo vetëm unë që kam pasë shkëputje prej politikes prej, po flas prej AAK-së, ka pasë shkëputje edhe sekretari tjetër organizativ, sepse kemi qenë sekretar dege, unë dhe Idriz Selimaj. Sikurse nuk kishte konsulta për procese në vijim, çka më tutje. Unë mendoj që çdo herë flitet, një mandat është pak, dy mjaftueshëm dhe tre shumë, sepse krijohet njëfarë rrethi i ngushtë i njerëzve në politikë dhe sikurse pastaj flitet vetëm për interesat e tyre të ngushta, nuk shihen gjanat ma larg, nuk kemi pasë diçka. Ndarja apo largimi nuk ka të bëjë aspak me interesa personale, por ka të bëjë me qasjen e udhëheqjes se si unë e shoh Therandën në të ardhmen ose udhëheqjen në të ardhmen”, deklaroi Bytyçi për “Fjala dhe Faktet”.
Më poshtë intervista e plotë:
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







