Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në Gjakovë.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur.
Lidhur me rastin, Prokuroria në Gjakovë ka bërë të ditur se tashmë është identifikuar dorasi për vrasjen e një personi dhe plagosjen e tjetrit në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë.
“Është iniciuar rast për veprën penale “Vrasje e rëndë”. I dyshuari është identifikuar dhe është në arrati. Në vendin e ngjarjes ka dal Prokurori i Shtetit. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML”, deklaroi ai zëdhënësi i Prokurorisë së Gjakovës Dren Domi.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







