spot_img
HomeRajoni dhe BotaIrani lëshon raketën e tretë në hapësirën e Turqisë,...

Irani lëshon raketën e tretë në hapësirën e Turqisë, e shkatërron NATO

spot_img

Një raketë balistike e lëshuar nga Irani dhe që depërtoi në hapësirën ajrore të Turqisë u neutralizua nga sistemi i mbrojtjes ajrore dhe raketorike të NATO-s të vendosur në Mesdheun Lindor.

Lajmin e bëri të ditur ministria e Mbrojtjes e Ankarasë në një njoftim zyrtar.

“Në mënyrë vendimtare dhe pa hezitim marrim të gjitha masat e nevojshme kundër çdo kërcënimi të drejtpërdrejtë ndaj territorit dhe hapësirës ajrore të vendit tonë. Po zhvillohen konsultime me vendin përkatës për të sqaruar të gjitha aspektet e incidentit”, thuhet në deklaratë.

“Në të njëjtën kohë, të gjitha zhvillimet në rajon po monitorohen me kujdes dhe po vlerësohen me prioritet maksimal për sigurinë kombëtare”, përfundon njoftimi i ministrisë.

Pak ditë më parë, dy raketa të tjera u kapën nga NATO në hapësirën ajrore turke, ndërsa përgjigja e Erdogan ishte e ashpër.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img