Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka reaguar për zgjedhjen e Kryesuesit dhe zëvendëskryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Përmes një njoftimi në Facebook, ajo ka shkruar se është një hap i rëndësishëm në zbatimin e ndryshimeve ligjore dhe avancimin e reformës në drejtësi.
“Ky proces shënon një fazë të re për Këshillin Prokurorial dhe dëshmon përkushtimin e institucioneve tona ndaj një sistemi të drejtësisë të pavarur, transparent dhe llogaridhënës”, tha Haxhiu në facebook.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







