Ministri i Bujqësisë, Armend Muja ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin për autorizimin e pagesës së subvencioneve të mbetura bujqësore për vitin 2025.
Me këtë vendim, Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë obligohet të procedojë menjëherë pagesat për të gjithë përfituesit e verifikuar të Programit të Pagesave Direkte.
“Pas përmbushjes së kushteve buxhetore dhe procedurale për realizimin e pagesave, është krijuar mundësia për ekzekutimin e detyrimeve të mbetura ndaj fermerëve”, ka shkruar Muja.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







