spot_img
HomeLajmeLuksemburgu riafirmon mbështetjen drejt zhvillimit energjetik të Kosovës

Luksemburgu riafirmon mbështetjen drejt zhvillimit energjetik të Kosovës

spot_img

Është mbajtur takimi i tretë i Komitetit Drejtues të projektit “Tranzicioni i energjisë dhe zbutja e klimës në Kosovë”, i financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe i zbatuar nga Ministria e Ekonomisë dhe LuxDev, Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor.

Në hapje të këtij takimi, ministrja, Artane Rizvanolli, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe mbështetjes së vazhdueshme në avancimin e tranzicionit energjetik dhe përpjekjeve për zbutjen e ndryshimeve klimatike në Kosovë.

Siç tha, përmes këtij projekti po forcohen kapacitetet institucionale dhe po avancohen politikat që mbështesin zhvillimin e një sistemi energjetik më të qëndrueshëm dhe më të pastër.

Nga ana e tij, i ngarkuari me punë i Ambasadës së Luksemburgut në Prishtinë, Eric Dietz, rikonfirmoi përkushtimin e Luksemburgut për të mbështetur Kosovën në rrugën drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe forcimit të kapaciteteve institucionale në sektorin e energjisë dhe klimës.

Aty u prezantua progresi i vitit 2025 e plani vjetor operativ për vitin 2026 bashkë me programin financiar.

ME-ja thotë se ky projekt paraqet një kontribut të rëndësishëm në përpjekjet e Kosovës për të përshpejtuar tranzicionin drejt energjisë së pastër dhe për të forcuar politikat për zbutjen e ndryshimeve klimatike.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img