spot_img
HomeRajoni dhe Bota"Fitojmë shumë para", Trump e paraqet rritjen e çmimeve...

“Fitojmë shumë para”, Trump e paraqet rritjen e çmimeve të naftës si përfitim për SHBA-në

spot_img

Preisdenti amerikan, Donald Trump ka sugjeruar që çmimi marramendës i naftës – i cili u rrit përsëri mbi 100 dollarë për fuçi përpara se të binte në 98 dollarë për fuçi – në fund të fundit do të ishte i dobishëm për amerikanët që po përballen me rritjen e çmimeve të benzinës në pompë.

“Shtetet e Bashkuara janë prodhuesi më i madh i naftës në botë, deri tani, kështu që kur çmimet e naftës rriten, ne fitojmë shumë para”, shkroi presidenti – i cili bëri fushatë për uljen e kostove. “POR, me interes dhe rëndësi shumë më të madhe për mua, si President, është ndalimi i një Perandorie të ligë, Iranit, nga të paturit e armëve bërthamore dhe shkatërrimi i Lindjes së Mesme dhe, në fakt, i botës. Nuk do ta lejoj kurrë këtë të ndodhë!”, shkroi ai në Truth Social.

Të mërkurën, Trump u përpoq të qetësonte shqetësimet në lidhje me rritjen e çmimeve të benzinës. “Do të thoja se u rrit pak më pak nga sa menduam. Do të ulet më shumë nga sa e kupton kushdo”, u tha presidenti gazetarëve në Ohio.

Mesatarja kombëtare për një galon karburant është aktualisht 3.59 dollarë – nga 2.94 dollarë një muaj më parë.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img