spot_img
HomeLajmeNdalohen tri vetura me targa të Serbisë, tentuan të...

Ndalohen tri vetura me targa të Serbisë, tentuan të hyjnë ilegalisht në Kosovë

spot_img

Policia e Kosovës ka ndaluar tre vetura me targa të Serbisë në fshatin Koshuticë të Leposaviqit, nën dyshimin për kalim të paautorizuar të kufirit.

“Njësiti policor ka ndaluar tri vetura me targa të Serbisë me drejtues meshkuj kosovarë të cilët nga territori i Serbisë në mënyrë të kundërligjshme jashtë vendkalimeve kufitare kanë hyrë në territorin e R. të Kosovës”, thotë policia në raportin 24-orësh.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor për intervistim, ndërsa pas konsultimit me prokurorin e shtetit janë liruar në procedurë të rregullt.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img