Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i dënuar është vetëdorëzuar në Polici dhe më pas i njëjti është shoqëruar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali-Prishtinë, për vuajtjen e dënimit me burg.
I dyshuari është identifikuar si M.V, 56 vjeçar nga Samadraxha e Suharekës, me banim në Prizren.
M.V. ishte i dënuar me gjithsej 5 vite e 500 ditë burg efektiv, me vendime të plotfuqishme të Gjykatës Themelore të Prizrenit, duke iu llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.
Ai është dënuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, sipas nenit 267, paragrafi 2 të KPRK-së.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







