spot_img
HomeLajmeÇështja e mjedisit në Suharekë, Muharremaj: Do të fillojnë...

Çështja e mjedisit në Suharekë, Muharremaj: Do të fillojnë gjobat në ruajtjen e ambientit

spot_img

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka folur për çështjen e ambientit në këtë komunë, ndërsa ka deklaruar se është duke u punuar në rregulloren e re për mbeturina, e cila së shpejti do të shkojë në asamble komunale.

“Jemi duke punu rregulloren për mbeturina, shumë shpejt do të shkojë në asamble komunale. Kemi një aksion shumë të madh në prill për të rinjtë e Suharekës, këtë e bëjmë më shumë për vetdijësim. Është me rëndësi që është kriju një ndërmarrje komunale, dalëngadalë veç është duke u zhvillu, është një kompani shumë e rëndësishme për komunën e Suharekës dhe në kohën më të largët ndoshta komplet Ekoregjioni kalon në pjesë komunale së bashku me Eko-Therandën dhe së bashku do të mundohemi të kemi një ambient më të pastër dhe më të mirë”, ka deklaruar ai në emisionin “Fjala dhe Faktet”.

Ai ka thënë se do të fillojnë gjobat së shpejti për ruajtjen e ambientit.

“Do të fillojnë gjobat për ruajtjen e ambientit, pasi që – siç e dini, Suharekën e përfshin komplet Ekoregjioni, Ekoregjioni i përfshin, i merr…megjithëse është çmim shumë i lirë, ju e dini se sot paguajmë 1 euro në kafe në mëngjes, ndërsa ne paguajmë bërllokun për 1 euro në javë, kështu që është shumë pak, duhet të stimulojmë më shumë dhe besoj që ndryshon çdo sen në komunën e Suharekës”, u shpreh ai.

Më poshtë, intervista e plotë e Muharremajt: 

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img