spot_img
HomeLajmeArrestohet 37-vjeçari që ishte në arrati si i dyshuar...

Arrestohet 37-vjeçari që ishte në arrati si i dyshuar për një vrasje të vitit 2015 në Prizren

spot_img

Policia e Kosovës ka arrestuar A.P., 37 vjeç, nga fshati Velezhe – Prizren, i cili ishte në arrati për disa vjet dhe i kërkuar për vepra penale të rënda, përfshirë ‘vrasjen’.

Më 9 shkurt 2026, rreth orës 22:30, patrulla policore e Stacionit Policor të Prizrenit ka lokalizuar dhe arrestuar 37-vjeçarin nga fshati Velezhe – Prizren.

Ai ishte i kërkuar me urdhërarrest nga gjykata për ‘Vrasje’, ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, ‘Mbajtje, posedim dhe kontroll i paautorizuar i armës’.

Rasti i vrasjes daton në vitin 2015, ku i dyshuari kryesor tashmë është dënuar, ndërsa A. P. kishte qëndruar në arrati për disa vjet.

Pas arrestimit, më 10 shkurt 2026, ai është dërguar në Prokurorinë Speciale për procedurat e mëtejshme.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img