spot_img
HomeLajmeVV-ja e dërgon në Kushtetuese dekretin e Osmanit për...

VV-ja e dërgon në Kushtetuese dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

spot_img

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se kanë dorëzuar kërkesë në Gjykatën Kushtetuese e Kosovës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit të presidentes për shpërndarjen e Kuvendit.

Nagavci ka bërë të ditur se 30 deputetë kanë kërkuar nga Gjykata Kushtetuese edhe vendosjen e një mase të përkohshme për pezullimin e këtij dekreti, deri në nxjerrjen e aktgjykimit përfundimtar.

Ajo ka theksuar se presidentja nuk ka të drejtë diskrecionale për të ndërhyrë në funksionimin e pushtetit legjislativ apo për të ndërmarrë veprime që çojnë në shpërndarjen e Kuvendit.

“Është e qartë se Presidentja e Republikës nuk ka të drejtë diskrecionale për të ndërhyrë në funksionimin e pushtetit legjislativ, e aq më pak për të ndërmarrë veprime që çojnë në shpërndarjen e Kuvendit. Roli i Presidentit në këtë proces është strikt i kushtëzuar dhe aktivizohet vetëm në rrethanat e përcaktuara qartë nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Nagavci.

Ajo ka shtuar se në një shtet demokratik asnjë institucion dhe asnjë bartës i funksionit publik nuk mund të veprojë mbi Kushtetutën apo jashtë saj, ndërsa kërkoi që Gjykata Kushtetuese ta trajtojë këtë çështje me prioritet dhe të marrë një vendim sa më shpejt.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img