Presidenca e Republikës së Kosovës ka dënuar gjuhën ku bëhet thirrje për “pushkatim” të presidentes Vjosa Osmani, duke e cilësuar atë si nxitje të rrezikshme për dhunë dhe jo kritikë politike.
Në reagimin e Presidencës thuhet se përdorimi i një gjuhe të tillë në debat publik normalizon dhunën politike dhe krijon një mentalitet që e dëmton demokracinë.
Sipas Presidencës, Osmani është presidente legjitime e vendit dhe ushtron mandatin e saj mbi bazën e Kushtetutës.
Tutje theksohet se thirrjet për “pushkatim” nuk janë retorikë politike, por nxitje e drejtpërdrejtë për dhunë dhe krim.
Presidenca u ka bërë thirrje organeve të rendit dhe drejtësisë në Kosova që të merren urgjentisht me këto raste dhe t’i trajtojnë ato në përputhje me ligjin.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







