spot_img
HomeRajoni dhe BotaMacron: Kur dikush sulmon Qipron, sulmon të gjithë Evropën

Macron: Kur dikush sulmon Qipron, sulmon të gjithë Evropën

spot_img

Presidenti francez, Emmanuel Macron gjatë pas takimit trepalësh me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis dhe Nikos Christodoulides ka deklaruar se Franca do të vazhdojë të jetë e pranishme, si një forcë mbrojtëse në Mesdhe, Detin e Kuq dhe Ngushticën e Hormuzit.

Nga baza ushtarake “Andreas Papandreu”, Macron theksoi se kur dikush sulmon Qipron po sulmon edhe Evropën.

“Kur dikush sulmon Qipron, sulmon të gjithë Evropën”, theksoi Macron, duke thënë se problemi i Qipros është një çështje që shqetëson edhe Parisin.

Ai shprehu solidaritetin e tij me Qipron teksa thkesoi për shkak të sulmeve dhe raketave dërguan sistemin e mbrojtjes ajrore Mistral dhe fregatën.

“Po planifikojmë një forcë thjesht mbrojtëse për sigurinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit. Ajo do të shoqërojë anijet cisternë dhe anijet tregtare mallrash”, njoftoi Macron, duke shtuar se kjo është e rëndësishme për ekonomitë e vendeve dhe ekonominë globale.

Ai shtoi se siguria e të gjithë evropianëve është interesi i tyre i përbashkët.

“Ne morëm menjëherë masa solidariteti ndaj Qipros, e cila u sulmua nga dronë dhe raketa të shumta”, tha presidenti francez, duke vënë në dukje se fregata Languedoc dhe një njësi e mbrojtjes ajrore Mistral u vendosën në zonë.

Presidenti francez tha se prania franceze do të vazhdojë të ekzistojë në Mesdhe, në Detin e Kuq, në Ngushticën e Hormuzit.

“Ne po e ndjekim nga afër gabimin e Hezbollahut në sulmin ndaj Libanit dhe sulmin ndaj Libanit, por edhe veprimin e Izraelit që iu përgjigj veprimit të Hezbollahut”, tha ai.

“Qëllimi ynë është që Hezbollahu të ndalojë çdo sulm. Dhe Izraeli duhet të ndalojë sulmet ndaj Libanit”, shtoi ai.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img