spot_img
HomeLajmePse nuk e kandiduan Osmanin për presidente? Përgjigjet Kurti

Pse nuk e kandiduan Osmanin për presidente? Përgjigjet Kurti

spot_img

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është pyetur se pse nuk kandidoi për presidente Vjosa Osmanin.

Kurti tha se për presidenten aktuale nuk pati garanci të kuorumit.

“Ne jemi përpjekur të gjejmë figurën konsensuale dhe shtegun për propozime partiake e nisi partia kryesore opozitare, PDK, ne nuk ishim për atë. Kur thanë se do të bëhen veç propozime të partive dhe afrohet afati kur ne duhet të jepnim së paku një propozim, ne erdhëm te emri i Glauk Konjufcës. Tash, ne e kemi ditur paraprakisht që as presidentja aktuale, e as presidenti potencial nuk na garantojnë kuorumin, kjo u pa mbrëmë me 66 deputetë dhe në këtë situatë kemi bashkëpunuar me parti të tjera. Dhe kjo është arsyeja kryesore pse ne kemi vepruar ashtu siç kemi vepruar dhe në fund erdhëm në situatën që nuk ishte kandidate as presidentja aktuale”, tha ai.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img