Kryeministri Albin Kurti në konferencë për media ka thënë se është Gjykata Kushtetuese ajo që duhet të thotë fjalën e saj, nëse duhet të ketë zgjedhje të reja apo jo.
Ai më tej është shprehur se dekreti i presidentes Vjosa Osmani për të shpërndarë Kuvendin është jokushtetues.
“Dekreti për shpërndarjen nuk është kushtetues sepse kompetenca për shpërndarjen e Kuvendit mund të ushtrohet vetëm në rastet e paracaktuara shprehimisht nga Kushtetuta”, ka thënë ai.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







