Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë shkaktuar humbje të konsiderueshme në radhët e forcave iraniane.
Ai tha se një nëndetëse amerikane ka fundosur një luftanije iraniane në Oqeanin Indian me një torpedo, duke e përshkruar incidentin si “Vdekja e Heshtur”. Sipas Hegseth, kjo është hera e parë që një anije armike fundoset me torpedo që nga Lufta e Dytë Botërore.
Ai shtoi se: “Udhëheqësit e lartë iranianë janë të vdekur, të zhdukur ose të fshehur, duke penguar koordinimin mes gjeneralëve dhe forcave ushtarake”.
Forca Ajrore e Iranit, e ndërtuar për vitin 1996, sipas tij nuk ekziston më, ndërsa flota detare ndodhet “në fund të Gjirit Persik, e paaftë për luftë dhe e shkatërruar”.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







