Sot është arrestuar reperi Gramos Krasniqi – Mossi, dhe dy persona të tjerë, pas sulmit ndaj gazetarit Burim Pacolli.
Ata janë të dyshuar për veprat penale “lëndim i lehtë trupor”, “kanosje” dhe “posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala.
“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, pas hetimeve intensive ka ndaluar tre (3) persona, njëri ndër ta edhe reperi Mossi. Të ndaluarit dyshohen për kryerjen e veprave penale: “Lëndim i lehtë trupor” sipas nenit 185 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), “Kanosje” sipas nenit 181 të KPRK-së, si dhe “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, në bazë të nenit 269 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Në këtë drejtim, Prokurori i Shtetit është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë çështje”, ka thënë ajo.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







