Tre persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për kalim të paautorizuar të kufirit shtetëror.
Sipas njoftimit zyrtar, rasti ka ndodhur më 2 mars 2026, rreth orës 20:50, në Han të Elezit, ku gjatë patrullimit policor janë ndaluar tre të dyshuar meshkuj. Dy prej tyre janë shtetas të Maqedonia e Veriut, ndërsa i treti është shtetas i Kosovës.
Ata dyshohen se kanë kaluar ilegalisht kufirin nga Maqedonia e Veriut në Republikën e Kosovës.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent, të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet nga organet e rendit.
HisariaOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







