spot_img
HomeRajoni dhe BotaSituata në Lindjen e Mesme, Shqipëria këshillon shtetasit e...

Situata në Lindjen e Mesme, Shqipëria këshillon shtetasit e saj të largohen

spot_img

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka dalë me njoftim të përditësuar mbi situatën në Lindjen e Mesme.

Kjo ministri thotë se në vijim të përshkallëzimit ushtarak në rajonin e Lindjes së Mesme, situata e sigurisë mbetet e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme.

“Ministria këshillon fuqimisht shtetasit shqiptarë të shmangin çdo udhëtim drejt vendeve të rajonit deri në një njoftim të dytë”, thuhet në njoftimin dhe këshillat që kjo ministri ka ndarë me shtetasit shqiptar.

Ndërkohë, për shtetasit e Shqipërisë të cilët gjenden aktualisht në rajon Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka këshilluar të tregojnë vigjilencë maksimale e të shqyrtojnë me përparësi mundësinë e largimit përmes linjave ajrore, për aq kohë sa, sipas tyre, ato vijojnë të jenë funksionale.

“Të tregojnë vigjilencë maksimale dhe të shqyrtojnë me përparësi mundësinë e largimit përmes linjave ajrore, për aq kohë sa ato vijojnë të jenë funksionale. Të ndjekin zhvillimet përmes burimeve mediatike të besueshme dhe kanaleve zyrtare të informacionit. Të respektojnë dhe ndjekin në çdo kohë udhëzimet e autoriteteve lokale. Të mbajnë dokumentet e udhëtimit dhe mjetet e komunikimit gjithmonë të gatshme. Në rast nevoje, të kontaktojnë përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Republikës së Shqipërisë në rajon dhe të veprojnë në përputhje me udhëzimet e tyre”, thotë MEPJ.

Në rast të përkeqësimit të mëtejshëm të situatës së sigurisë, kjo ministri thotë se mbyllja e hapësirës ajrore në një perimetër më të gjerë sesa vendet e prekura deri tani mbetet një mundësi reale, dhe fluturimet mund të anulohen pa paralajmërim.

“Për çdo çështje që lidhet me fluturimet, qytetarët këshillohen të kontaktojnë drejtpërdrejt kompanitë ajrore përkatëse. Autoritetet shqiptare janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe do të informojnë në kohë reale për çdo zhvillim të ri”, thotë Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img