spot_img
HomeLajmeQuni për mbledhjen e LDK-së: Do të marrim informacionet...

Quni për mbledhjen e LDK-së: Do të marrim informacionet nga Abdixhiku, pajtohem me vendimet që merr partia

spot_img

Deputeti i LDK-së, Anton Quni ka thënë se në takimin e Grupit Parlamentar do të njoftohen për çka konkretisht bisedoi kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në takimin e sotëm e që rezulton të jetë i treti me kryeministrin Albin Kurti, e që në fokus temë kanë zgjedhjen e presidentit apo presidentes.

Quni megjithatë, tha se ai do të pajtohet për vendimin që do ta marrë partia.

“Po thashë prej, brenda strukturave të partisë aty merren vendimet. Unë do të pajtohem me vendimin që merret në mbledhje. Tani do i marrim informacionet. Prandaj, prandaj edhe po mbahet ky takim që t’i marrim informacionet nga kryetari Lumir Abdixhiku. Do diskutojmë, do bëjmë debat edhe do marrim vendimet e duhura”, tha Quni.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img