E ngarkuara me Punë e SHBA-ve, Anu Prattipati ka takuar ministrin e Financave, Hekuran Murati.
Në këtë takim, sipas njoftimit të Ambasadës së SHBA-ve, është diskutuar për prioritetet e ardhshme të invesitmeve në Kosovë dhe projektet e mëdha të zhvillimit.
“Ndërsa projektet e rëndësishme të infrastrukturës ecin përpara, ne mirëpresim mundësitë e zgjeruara për kompanitë amerikane dhe një angazhim më të fortë tregtar që përparon interesat e përbashkëta ekonomike”, thuhet në njoftim të Ambasadës.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







