Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se autoritetet e Katar do të mbulojnë shpenzimet e akomodimit në hotel për turistët që kanë mbetur të bllokuar në vend, si pasojë e rrethanave aktuale dhe kufizimeve të përkohshme të udhëtimit.
Sipas njoftimit, vendimi ka hyrë në fuqi më 28 shkurt dhe do të mbetet në fuqi deri në rifillimin e operacioneve në aeroport dhe rihapjen e hapësirës ajrore.
MPJD bën të ditur se masa vlen edhe për qytetarët e Republikës së Kosovës që ndodhen aktualisht në Katar dhe nuk kanë mundësi të largohen përkohësisht nga territori i këtij shteti.
Institucioni u ka rekomanduar qytetarëve që të qëndrojnë të qetë, të respektojnë me përpikëri udhëzimet e autoriteteve vendore dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.
Ministria ka theksuar se, përmes përfaqësisë diplomatike në Doha, do të vazhdojë të ndjekë nga afër zhvillimet dhe do t’i mbajë qytetarët të informuar për çdo informacion shtesë.
Postimi i plotë:







