Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka deklaruar se deri më tani nuk ka asnjë propozim konkret për kandidat për president dhe as marrëveshje politike që do ta çonte procesin përpara.
Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, ku u diskutua çështja e zgjedhjes së presidentit dhe takimi i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, me kryeministrin Albin Kurti, Mustafa tha se partia në pushtet me 66 deputetë mban përgjegjësinë për të çuar përpara procesin, duke shtuar se deri tani nuk është paraqitur asnjë emër me 30 nënshkrime.
I pyetur nëse LDK do ta votonte një kandidaturë të mundshme si ajo e Glauk Konjufca, Mustafa tha se nuk mund të përgjigjet për pyetje hipotetike përderisa nuk ka kandidaturë zyrtare.
“Nuk mund të përgjigjem për derisa nuk kemi një kandidaturë zyrtare, pra pyetje shumë hipotetike të cilën e kam të pamundur të përgjigjem për derisa nuk kemi një veprim të tillë. Për sa i përket parimeve dhe kritereve, fillimisht do të pajtohesh me dy palët, në këtë rast nëse flasim për marrëveshje politike, që po pajtohemi që së bashku ta zgjedhim presidentin. Pastaj pajtohesh për parimet, kriteret dhe për emrin e veçantë. Asnjë nga këta hapa nuk ka ndodhur, prandaj e kam të pamundur”, tha ai.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







