spot_img
HomeLajmeTensionet në Lindje të Mesme, paralajmërohet rritje e çmimit...

Tensionet në Lindje të Mesme, paralajmërohet rritje e çmimit të derivateve në Kosovë

spot_img

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka thënë se situata e tensionuar në Lindjen e Mesme pritet të ndikojë në çmimin e naftës. 

Sipas tij, situata gjeopolitike në Lindjen e Mesme po ndikon drejtpërdrejt në tregje të naftës.

“Rritja e tensioneve dhe rreziku për ndërprerje në prodhim apo transport po shtojnë pasigurinë në furnizimin global, duke shtyrë çmimet e naftës më lart. Vëmendja është veçanërisht te Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të kalimit të naftës në botë. Çdo problem në atë korridor reflektohet menjëherë në tregje dhe zakonisht përkthehet në kosto më të larta të karburantit për konsumatorët”, ka thënë Berjani.

Ai ka treguar edhe çmimet aktuale të naftës dhe benzinit në Kosovë.

Diesel : 1.18€ deri 1.25 €

Benzin : 1.17 € deri 1.24€

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img