spot_img
HomeLajmeAmbasada e Kosovës në Riad: Arabia po kërkon listat...

Ambasada e Kosovës në Riad: Arabia po kërkon listat e personave për t’i pajisur me viza emergjente për kthim në vendet e tyre

spot_img

Ambasada e Republikës së Kosovës në Riad ka njoftuar se Ministria e Punëve të Jashtme e Arabisë Saudite ka bërë të ditur një masë të re për të lehtësuar hyrjen e shtetasve të huaj në territorin e Mbretërisë, me qëllim largimin e tyre drejt vendeve të origjinës.

Sipas njoftimit, autoritetet saudite presin nga shtetet përkatëse që të dorëzojnë një listë me emrat e qytetarëve, të dhënat e pasaportave dhe destinacionet e udhëtimit të tyre, përfshirë vendin nga vijnë – si KuvajtiBahreiniKatariEmiratet e Bashkuara Arabe dhe Omani.

Kjo procedurë synon që shtetasit në fjalë të pajisen me viza saudite për hyrje emergjente, në mënyrë që të mundësohet tranziti dhe kthimi i tyre në vendet përkatëse.

Ambasada u ka bërë thirrje qytetarëve që ndodhen në këto vende dhe kanë nevojë për asistencë, të kontaktojnë përfaqësinë diplomatike për procedura të mëtejshme.

Postimi i plotë:

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img