spot_img
HomeLajmeAbdixhiku: Nuk kemi qëndrime refuzuese ndaj askujt, e aq...

Abdixhiku: Nuk kemi qëndrime refuzuese ndaj askujt, e aq më pak ndaj zonjës Osmani

spot_img

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se deri në këtë fazë nuk ka pasë qëndrim refuzues ndaj askujt, e siç tha ai “aq më pak ndaj zonjës Osmanin”, kur u pyet nëse do ta ketë LDK votën “për” që Vjosa Osmani të marrë drejtimin e presidencës edhe për një mandat pesë vjeçar.

“Neve nuk na ka ardh askush me 15 nënshkrime për t’i kërkuar edhe 15 të tjera. Neve nuk na është propozuar asnjë emër për t’i kërkuar votat tona. Në këtë fazë nuk kemi qëndrime refuzuese ndaj askujt, e aq më pak ndaj zonjës Osamni.

Abdixhiku pas takimit me kryeministrin Albin Kurti nënvizoi se emri i Osmanit nuk është prezent.

“Nuk është kërkuar për asnjë moment deri më tani që të ndodhë, në asnjë takim deri më tani nuk ka pasë një të tillë. Ne kemi komunikime të rregullta institucionale, nuk kemi pasë refuzim asnjëherë por nuk është prezent një emër i tillë”, theksoi Abdixhiku.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img