Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se ka pritur sot në takim Shefen e UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vaschenko.
I pari i Prizrenit u shpreh se me të diskutuan për vazhdimin e bashkëpunimit në projekte me ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e fëmijëve dhe të rinjve.
Po ashtu, sipas njoftimit, u bë e ditur se u bisedua edhe për projekte në përkrahje të edukimit të hershëm, rritjen e qasjes në arsim cilësor dhe mbështetjen e fëmijëve me nevoja të veçanta, me synim fuqizimin e mirëqenies e perspektivës së tyre për të ardhmen.
Postimi i plotë:
Me kënaqësi prita sot Shefen e UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vaschenko, me të cilën diskutuam për vazhdimin e bashkëpunimit në projekte me ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e fëmijëve dhe të rinjve.
Në veçanti, biseduam për projekte në përkrahje të edukimit të hershëm, rritjen e qasjes në arsim cilësor dhe mbështetjen e fëmijëve me nevoja të veçanta, me synim fuqizimin e mirëqenies e perspektivës së tyre për të ardhmen.
Takimi shërbeu si rikonfirmim i përkushtimit të përbashkët për zbatimin e programeve dhe politikave që mbështesin zhvillimin dhe mbrojtjen gjithëpërfshirëse të fëmijëve.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







