spot_img
HomeLajmePolicia në Pejë zbulon dy shitës ambulantivë duke tregtuar...

Policia në Pejë zbulon dy shitës ambulantivë duke tregtuar ilegalisht, sekuestron 31 briskë e boksa të hekurit

spot_img

Policia e Pejës, në bashkëpunim me inspektorët e MINT, ka hasur në dy shitës ambulantivë duke tregtuar sende në mënyrë ilegale në dy lokacione të ndryshme.

Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, ndërsa si rrjedhojë e kësaj ka konfiskuar 31 briskë dhe nëntë boksa të hekurit.

“Sendet janë konfiskuar nga inspektorët kompetentë, të cilët do të vazhdojnë me procedurat ligjore ndaj kryerësve”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Më 27.02.2026, rreth orës 10:00, në rrugën “Qarshi e Gjatë” në Pejë, Stacioni Policor Pejë, në bashkëpunim me inspektorët e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në dy lokacione të ndryshme, ka hasur dy shitës ambulantë duke tregtuar sende në mënyrë ilegale.
Nga ana e tyre janë konfiskuar këto sende:
Tridhjetë e një (31) briskë
Nëntë (9) boksa të hekurit
Sendet janë konfiskuar nga inspektorët kompetentë, të cilët do të vazhdojnë me procedurat ligjore ndaj kryerësve.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img